Globi

Tragjedi në ShBA/ E sulmuan një tufë qensh, humb jetën nga kafshimet 7-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Tragjedi në ShBA/ E sulmuan një tufë qensh, humb jetën nga

Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Idaho të SHBA-së, pasi u sulmua nga një tufë qensh. Nëna e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë të rënda.

Katër qen, dy Rottweiler dhe dy të tjerë, sulmuan djalin e vogël që kishte dalë në rrugë jashtë parkut ku ai ishte duke luajtur.

Kelani doli në rrugë për një moment dhe nëna e tij pas disa minutash e gjeti fëmijën e saj të shtrirë me fytyrë përtokë, dhe qentë duke hëngur trupin e tij.

Ajo vrapoi menjëherë dhe u përpoq të shpëtonte të birin, por nuk ia doli. Qentë më pas sulmuan edhe nënën e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Kellan dhe Emily Islas u dërguan menjëherë me ambulancë në Qendrën Mjekësore “Portneuf”, ku i mituri u konstatua i vdekur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH