Aktualitet

Tragjedi në një familje shqiptare, burri vret gruan dhe më pas veten

Shkruar nga Liberale
Tragjedi në një familje shqiptare, burri vret gruan dhe më pas

Dy trupa të pajetë u gjetën të dielën në një shtëpi në Fort Wayne, Huntertown të SHBA. Bëhej fjalë për një çift shqiptar bashkëshortësh, Arben Gllafce, 49 vjeç dhe Arjana Gllafce 48-vjeçe. Ata ishin qëlluar me armë zjarri dhe u gjetën të dy të vdekur në momentin kur mbërriti policia.

Shtëpia në SHBA ku jetonte çifti Gllafce

Këtë të mërkurë, autoritetet amerikane kanë zbardhur krimin e rëndë. Kështu, sipas asaj që raportojnë mediat atje, ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se Arjana u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen ende.

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Djali i vogël mësohet se vuan nga autizmi. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundme për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për ta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH