Krimi i rëndë brenda familjes shqiptare në New York. Mësohet se Florind Belliu, 35-vjeç me profesion aktor ka hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej disa vitesh në New York, bashkëshorten e tij Ornelën, rreth 30 vjeçe.
Pasi ka kryer aktin e rëndë i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.
Mësohet se Ornela, sot do të festonte ditëlindjen e saj, por festa e ditëlindjes është kthyer në tragjedi për familjen Belliu. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç.
Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. Po ashtu mësohet se çifti ka pasur vazhdimisht konflikte mes tyre.
Dyshohet se ditët e fundit, Florindi ndodhej në gjendje të ngarkuar mendore. Çifti la pas dy fëmijë 6 dhe 2-vjeç, ndërsa në SHBA ndodhej edhe e ëma e 35-vjeçarit.