Globi

Tragjedi në brigjet italiane, gjendet e vdekur një foshnjë e porsalindur në një varkë me emigrantë

Shkruar nga Liberale
Tragjedi në brigjet italiane, gjendet e vdekur një foshnjë e

Një foshnjë e porsalindur është gjetur e vdekur në një varkë që transportonte emigrantë në ishullin italian të Lampedusa gjatë një shpëtimi nga roja bregdetare.

Sipas asaj që shkruajnë, foshnja vdiq menjëherë pasi lindi gjatë udhëtimit. Po ashtu në fillim të kësaj jave, një djalë pesë muajsh u mbyt në Lampedusa pasi një varkë që transportonte emigrantë nga Afrika e Veriut u përmbys.

Kjo vjen ndërsa Italia përballet me një rritje të të ardhurve, duke bërë që kryeministri italian Giorgia Meloni të lëshojë një thirrje të re për një bllokadë detare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH