Në 150 vjetorin e lindjes, një grup hajdutësh vodhën hirin e mbetur të ish-liderit të Indisë, Mahatma Gandi. Hiri u mor nga një memorial në një lokalitet në qendër të Indisë, ku mbahej që prej vitit 1948, që nga viti kur Gandi u vra nga një ekstremist hindu’.
Pasi morën hirin, hajdutët lanë një mbishkrim, duke shkruar “tradhtar” me spraj jeshil në fotografitë që portretizojnë liderin e pavarësisë.
Disa ekstremistë hindu’ e shohin Gandin si një tradhtar për mbrojtjen që u ka bërë hinduve myslimanë.
Policia në lokalitetin Reua konfirmoi se ka nisur hetimet mbi vjedhjen, që mund të ketë si synim prishjen e paqes në vend.
Mahatma Gandi udhëhoqi një rezistencë paqësore kundër kolonializmit britanik në Indi, duke frymëzuar njerëz në mbarë botën./Gazeta Liberale