Sport

Tour de France 2023/ Fansi shkakton përplasjen e 20 çiklistëve

Shkruar nga Liberale
Tour de France 2023/ Fansi shkakton përplasjen e 20 çiklistëve

Një spektator, duke bërë një selfie, shkaktoi një përplasje të rreth 20 çiklistëve në Tour de France. Çiklisti amerikan, Sepp Kuss tha se tifozi i preku atij timonin e biçikletës, ndërsa mbante një telefon.

"Një spektator në rrugë më preku timonin. Për fat të mirë jam mirë dhe shpresoj se djemtë e tjerë që u përfshinë në aksident janë mirë”, tha ai. Të gjithë çiklistët që u përplasën përfunduan fazën 179 km nga Les Gets les Portes du Soleil deri në Saint-Gervais Mont-Blanc.

Menjëherë pas incidentit, llogaria zyrtare e Tour në Twitter postoi videon e incidentit, duke kërkuar që të bëhet kujdes. "Ju lutemi kushtojini vëmendje çiklistëve. Ju lutemi të jeni gjithmonë të vetëdijshëm kur shikoni biçikletën në anë të rrugës. Ju lutemi, kini kujdes, që festa të mbetet një festë për vrapuesit, por edhe për ju. Nuk ju nevojitet një celular për të krijuar kujtime marramendëse", ishte mesazhi i tyre.

Dy çiklistiklistë u tërhoqën dhe tetë të tjerë u trajtuan për lëndime, duke përfshirë spanjollin Marc Soler, i cili theu të dy krahët.

Personi që shkaktoi aksidentin është vetëdorëzuar në polici, ndërsa do të dalë para gjykatës për ngjarjen.

Drejtori i turneut, Christian Prudhomme tha: "Ne duam që njerëzit të kujdesen kur vijnë në turne dhe të kujtojnë se janë atje për të parë kampionët dhe jo për të dalë në televizion."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH