1

Tottenham shkarkon Jose Mourinho-n

               Publikuar në : 11:59 - 19/04/21 liberale

Mediat britanike raportojnë se Jose Mourinho është shkarkuar nga posti i trajnerit te Tottenham.

Sky shkruan se ky vendim vjen vetëm një ditë pasi klubi londinez zbuloi planet e tij për të qenë pjesë e Superligës Europiane.

Barazimi ndaj Arsenalit i ka kushtuar shumë trajnerit portugez nga ku u shkarkua nga detyra e skuadrës londineze.

“The Special One” e la Totenhemin në vendin e 7 të Premier Ligës me 50 pikë të grumbulluara, 5 më pak sesa Uest Hemi i vendit të katërt. Arsyeja tjetër e shkarkimit të tij ishte dhe eliminimi nga Europa Liga ndaj Dinamos së Zagrebit nga ku ishte zanafilla e këtij largimi përpara përfundimit të sezonit.

Të dielën skuadra e Totenhemit do të luajë finalen e Kupës së Anglisë kundër Mançester Sitit dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë zëvendësuesi i tij.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back