Sport

Tottenham mposht Man.City-n i dhe i bën nder Arsenalit, në Londër vendosi Harry Kane

Shkruar nga Liberale

Ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0, përballja e gjigandëve në Premier League mes Tottenham dhe Manchester City, me “gjelat” që arritën të triumfonin.

Pjesa e parë nisi me vrull nga djemtë e Pep Guardiolës, të cilët patën disa raste të pastra shënimi, por nuk mundën dot të shndërronin mundësitë në gol.

Në minutën e 15’-të, “bomberi” i Spurs ndëshkoi “qytetarët”, gol ky që e ngjiti 29-vjeçarin në kuotën e 267 golave, duke u kthyer kështu në lojtarin që ka shënuar më shumë te Spurs.

GOLI I HARRY KANE | VIDEO

Me këtë fitore, Tottenham arriti në kuotën e 39 pikëve, 5 më shumë se vendi i 6-të, ku pozicionohet Brighton.

Klasifikimi:

Poll
SHQIPENGLISH