Globi

Torturuan dhe vranë civilë gjatë luftës, dënohen 5 ish-policë serbë

Shkruar nga Liberale
Torturuan dhe vranë civilë gjatë luftës, dënohen 5

Gjykata shtetërore e Bosnjës ka dënuar pesë ish-policë, serbë etnikë, për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve boshnjakë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1992-1995.

Millan Gjokiq dhe Bratisllav Trisiq u dënuan me nga tre vjet burgim, ndërkaq Zoran Tanasiq, Zharko Millanoviq dhe Mlladen Krajsnik, me nga dy vjet burgim.

Ata u gjetën fajtorë për torturim të boshnjakëve në zonën Bielina në verilindje të Bosnjës nga prilli i vitit 1992 deri në fund të shtatorit të vitit 1994, mbi baza politike, kombëtare, etnike, kulturore dhe fetare.

Të pandehurit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërkaq tre të pandehur të tjerë, Savo Mërsiq, Millivoje Çobiq dhe Millan Markoviq, u liruan nga të gjitha akuzat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH