Aktualitet

Topollaj: Ja si do tentoj ta bllokoj vendimin për prishjen e Teatrit

Shkruar nga Liberale
Topollaj: Ja si do tentoj ta bllokoj vendimin për prishjen e Teatrit

Këshilltari Bashkiak, Fabian Topollaj tha për "News 24" se vendimi për Teatrin Kombëtar është marrë pa iu nënshtruar debatit mes këshilltarëve dhe kjo është një pikë me të cilën ai tha se mund t’i drejtohet gjykatës për ta bllokuar këtë vendim.

“Nga forma vendimi i ka marrë votat nga këshilli bashkiak, votohet me 3/5 por bojkoti opozitës ia ka bërë më të lehtë Veliajt të marrë këtë vendim se ka 60 këshilltarë. Ligji kërkon me forcë që këto cështje të diskutohen nga anëtarët e këshillit, ndërkohë që ai e kaloi vec me email.Nga aspekti i formës po mund ta prishë Teatrin. Por e vetmja cështje që mund të kërkohet llogari është debati i munguar, nëse ka debatuar këshilli. Do tentoj t’i drejtohem gjykatës për këtë rast. Për mua mbledhja është e paligjshme. Është e vërtetë që organet kolegjiale në këtë situatë zhvillojnë mbledhje on line por akti kërkon metoda që secili anëtar të diskutojë dhe në këtë rast vetëm kemi votuar. ky është elementi procedurial që mund të goditet kjo vendimmarrje”, shtoi Topollaj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH