Aktualitet

Topi: U bënë gabime të mëdha, Rama i shtroi rrugën Vuçiçit

               Publikuar në : 21:47 - 30/06/20 liberale

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi thotë se, Tirana dhe Prishtina kanë bërë gabim të mëdha në politikën e jashtme. Gjatë intervistës në “Ilva Now”,  Topi tha se, këto gabime kanë të bëjnë me politikën e jashtme në rajon dhe sidomos në marrëdhënie me Serbinë.

Janë bërë gabime të mëdha në politikën e jashtme sidomos për politikën në rajon në marrëdhënie me Serbinë dhe Kosovën”, tha Topi duke iu referuar dhe idesë së minishengenit, ku shtoi se, “problemi është se filozofia dhe metodologjia ka qenë totalisht e gabuar”.

Sipas Bamir Topit, i fituar nga kjo histori ka dalë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili nga një situatë e vështirë në arenën ndërkombëtare tashmë ndihet komod pasi ka forcuar lidhjet me Kinën dhe Rusinë ndërsa me SHBA ka një gjendje të ngrirë.

Ish-presidenti madje shtoi se meritë që Vuçiç ndodhet në këto pozita favorizuese ka dhe kryeministri, Edi Rama. “Në mënyrë specifike z. Rama më shumë i ka hapur rrugë që Vuçiç të jetë një lider i preferuar në Evropë”, tha Topi.

Sipas tij kjo nuk është bërë me qëllim por nga padituria e marrëdhënieve politike dhe ndjenja ekzibicioniste e Ramës për të marrë një flamur që është shumë i vështirë për t’u mbajtur.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back