Aktualitet

Topi: Ky është Parlamenti më i dobët, përgjegjës janë Rama dhe Basha

               Publikuar në : 22:19 - 22/05/20 liberale

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim paralajmëroi një ditë më parë që mos të jenë të vërteta lajmet për një marrëveshje të fshehtë për të sabotuar Reformën në Drejtësi.

Ish-presidenti Bamir Topi tha në mbrëmjen e së premtes në emisionin “Kapital” se ky reagim është vijim i një investimi që SHBA ka bërë për reformën në Shqipëri, për të cilën tha se vijon të ketë probleme.

Une mendoj që reagimi nga ambasadorja e SHBA është një vijim i atij investimi madhor që SHBA ka bërë për reformën në drejtësi në Shqipëri. Pas miratimit në mënyrë unanime, kjo reformë ka ecur me probleme. Tentativa e Këshillit politik, unë argumentoj në një linjë tjetër, është I vetmi instrument që e shikon Presidenti për të kompensuar largimin e opozitës nga çështje të rëndësishme. Ne momentin që doli nga Kuvendi, pati një investim edhe nga faktorë ndërkombëtar për të plotësuar sipas listës vendet me deputetët që janë sot në Parlament”, tha Topi.

Topi e konsideroi fatale djegien e mandateve dhe largimin e opozitës nga Kuvendi. Sipas tij, Parlamënti aktual është më i dobëti që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ka qenë fatale largimi i opozitës. Fizionomia e opozitës së sotme është e tillë që do të jetë ekuivalente me mazhorancën në Parlament. Nuk mund të jetë. Ne kemi qëne një opzitë më cilësore në Parlament. Ne erdhëm në pushtet në 2005 pasi kishim fituar besimin e qytetarëve. Sot ndodhi që opozita iku, u largua dhe i la vendin një Parlamenti që sot e pranojmë që është Parlamenti më i dobët . Kemi dy përgjegjës, kryeministrin dhe ai që e drejton opozitën sot”, tha ish-Presidenti.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back