Aktualitet

Topalli, pas vendimit për Berishën: Po minohet demokracia dhe stabiliteti i vendit

Shkruar nga Liberale
Topalli, pas vendimit për Berishën: Po minohet demokracia dhe

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë qeverisjes së dytë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Jozefina Topalli, reagoi për herë të parë ndaj akuzave që SPAK ka ngritur ndaj tij dhe dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Topalli thotë se urdhri i ndalimit të lëvizjes të lëshuar nga SPAK për Sali Berishën është "dhunim ekstrem i të drejtave të njeriut".

Nërsa më tej në reagimin e saj, Topalli akuzon SPAK-un se është nën përdorimin politik të maxhorancës kundër opozitës dhe se kjo gjë sipas saj, rrezikon stabilitetin e vendit.

Reagimi i plotë i Topallit:

Përdorimi i kërcënimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit të lëvizjes ndaj kryetarit të opozitës dhe familjes së tij është një praktikë ekstreme, që dhunon në mënyrë ekstreme të drejtat e njeriut, minon demokracinë dhe stabilitetin e një shoqërie.

Kjo praktikë përdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme, që kërkojnë të shtypin opozitën politike të një vendi.

Në shtetin e prokuroreve qesharak, ndodh që të urdhërojnë ndalimin e levizjes së depueteti, pa lejen e parlamentit, në shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës, si një kapërcim i pafalshëm i shtetit të së drejtës dhe si fakt i qartë i zbatimit të urdherve politik.

Përdorimi politik i drejtësisë kundra opozitës së një vendi, e veçanërisht kundra kryetarit të opozitës dhe familjarëve të tij është hapi më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, por mund të kthehet dhe si hap vendimtar për të ndryshuar situatën nga një shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar në një vend që interesim publik e ka të shenjtë.

Regjimet mafioze duhen rrëzuar bashkë me drejtësinë politke të tyre!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH