Aktualitet

Topalli: Kam provuar edhe armën mbi kokë, s’jam larguar kurrë nga PD

Shkruar nga Liberale
Topalli: Kam provuar edhe armën mbi kokë, s’jam larguar

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli tha sot në Kuvendin Kombëtar se kurrë nuk ishte larguar nga PD, edhe pse shumë të tjerë mund të mendonin se ajo krijoi lëvizjen e saj të re.

Por sipas saj ishte PD që e largoi atë.

"Herën e parë kam provuar edhe armën mbi kokë. Herën e dytë linçimin nga të “mijtë”, që ishte më e rëndë se vetë arma. Nuk do isha e vërtetë nëse do thoja se nuk e kam vuajtur, ashtu sikundër jam ndjerë e lënduar nga vetmia në betejat për këto çështje që po bëni tani edhe ju, por nuk jam dorëzuar", tha Topalli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH