Aktualitet

Tomini: Nëse situata vazhdon kështu, do të shtrëngohen masat

               Publikuar në : 19:42 - 06/02/21 liberale

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini paralajmëroi se nëse shifrat e të infektuarve vijojnë të larta edhe në ditët në vazhdim, atëherë Komiteti i Ekspertëve do të shtrëngojë masat. Në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Tomini deklaroi se pritshmëritë janë që edhe për javët në vijim numrat të jenë të lartë.

“Sigurisht që tendenca e ditëve të fundit ka treguar për një rritje të rasteve pozitive, e reflektuar edhe tek projeksionet tona, duke parë grumbullimet e qytetarëve në dhjetor, për të festuar apo lëvizjet jashtë Tiranës. Kemi parashikuar një tendencë në rritje në javët në vijim. Tri ditët e fundit kanë reflektuar mbi 1 mijë raste, kemi një pozivititet shumë të lartë dhe nivel transmetueshmërie shumë të lartë. Të gjithë bashkë jemi pjesë e të tërës, të gjitha masat duhet të japin efektet e tyre. Situata po monitorohet në dinamikë. Vlerësimi i masave shtrënguese po kryhet, nëse kjo situatë do të përshkallëzohet. Nëse situata do të vazhdojë kështu dhe vlerësimi i të gjithë indikatorëve do të përshkallëzohet me një numër më të lartë pozitiviteti, masat do të jenë shtrënguese”, u shpreh ajo për “Vizion Plus”.

Lidhur me vendimin që duhet të marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve për rikthimin e studentëve në auditore për provimet, Eugena Tomini tha se kjo çështje ende po diskutohet.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back