Aktualitet

Tomini: Edhe mosha të reja në terapi intensive, zbatoni rregullat

               Publikuar në : 17:39 - 13/07/20 liberale

Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi në studion e “Dita jonë” se të gjithë duhet të bëjmë kujdes të madh, pasi së fundmi është vërejtur se virusi po godet edhe të rinjtë.

“Është një situatë që deri diku ka qenë e parashikuar për sa i përket rritjes së rasteve të reja. Aktualisht po bën një rrugëtim të tij jo nën efektin e masave shtrënguese që në katër javët e marsit ka qenë nën efektin e karantinës. Virusi ka një transmetueshmëri dhe një virulencë pothuajse të njëjtë për 6 javët në vijim. Nuk ka diferenca në prekje edhe pse në javë të para u fol se moshat e treta janë më të prekurit. Ndërkohë, po vihet re se transmetueshmëria dhe virulenca po ndjehet fuqishëm edhe në mosha të reja që nuk kanë patologji të tjera bashkëshoqëruese, por kanë edhe një klinikë agresive. Kjo ka treguar se edhe moshat e reja janë simptomatikë, madje ka edhe raste që janë në terapi intensive dhe janë në moshë të re”, tha mjekja.

Për Tominin, maska është domosdoshmërinë të paktën në ambiente të mbyllura. “Është nevojë, e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur edhe pse nuk e arrijnë mbrojtjen 100%”.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back