Aktualitet

Toka nuk gjen qetësi, regjistrohen të tjera lëkundje tërmeti

Shkruar nga Liberale

Lëkundje të tjera tërmeti në vend. Sipas informacioneve nga EMSC tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje të Ersekës. Lëkundjet janë ndjerë në gjithë rrethin e Korçës.

Kujtojmë që në qarkun e Korçës vijojnë lëkundjet sizmike që prej muajit qershor kur edhe u regjistrua tërmeti më i fuqishëm prej 5.2 ballë me epiqendër fshatin Floq i cili dëmtoi dhjetëra shtëpi edhe në fshatrat Vidohovë dhe Qafëzezë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH