Globi

Tmerr/ Refuzoi të bënte seks, burri i pret kokën dhe krahët partneres me thikë

Shkruar nga Liberale
Tmerr/ Refuzoi të bënte seks, burri i pret kokën dhe krahët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Alabama pasi një grua është goditur me thikë më shumë se 100 herë dhe iu pre koka nga partneri i saj.

Justin Fields, 38 vjeç, akuzohet për vrasjen e 52-vjeçares Tammy Bailey.

Ai donte të bënte seks me të dashurën e tij dhe kur ajo refuzoi, ai e goditi me thikë në gjoks.

Pasi e goditi atë me thikë, Fields u tha hetuesve se humbi ndjenjat. Kur u zgjua dhe pa trupin e saj të përgjakur, mendoi se po përjetonte një makth dhe e goditi me thikë mbi 100 herë.

Menjëherë është thirrur policia ku ka arrestuar autorin.

Sipas njoftimeve koka e viktimës u gjet pranë këmbëve të trupit të pajetë dhe një nga krahët e saj ishte prerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH