Aktualitet

Tmerr në Kosovë/ 15-vjeçarja përdhunohet nga xhaxhai i saj

Shkruar nga Liberale
Tmerr në Kosovë/ 15-vjeçarja përdhunohet nga xhaxhai i saj

Një rast i rëndë ka ndodhur në Kosovë pasi një 15-vjeçare është përdhunuar nga xhaxhai i saj.

I dyshuari me iniciale I.M 39-vjeçar është vënë në pranga menjëherë pas kallëzimit të vajzës në polici.

Sipas raportimeve përveç përdhunimit ai ka vazhduar me shantazhin dhe format e tjera të abuzimit ndaj mbesës së tij, pasi edhe jetonin në bashkësi familjare.

Viktimës i është ofruar mbrojtja dhe përkujdesja e duhur nga ana e Prokurorisë teksa hetuesi ka kërkuar masën e sigurisë prej një muaj paraburgim për xhaxhain e saj.

Ndërkohë Gjykata Themelore e Pejës pritet të caktojë edhe masën e paraburgimit për të dyshuarin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH