Aktualitet

Tmerr në Francë, agresori ther me thikë në park gjashtë fëmijë të moshës nën 4-vjeç

Shkruar nga Liberale
Tmerr në Francë, agresori ther me thikë në park gjashtë

Shtatë persona, përfshirë gjashtë fëmijë janë plagosur rëndë në një sulm masiv me thikë në qytetin francez Annecy.

Ngjarja ndodhi paradites e sotme, ndërsa AFP i referohet burimeve të sigurisë.

Ngjarja ndodhi pasi një burrë i armatosur me thikë sulmoi një grup fëmijësh të moshës rreth tre vjeç në orën 9:45 të mëngjesit të së enjtes në një park pranë liqenit në qytet, ku duket se ata ishin fëmijë kopështi.

Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe nuk kanë dhënë ende shpjegime rreth motivit, por duket një akt çmendurie ose terrorist.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin shkroi në Twitter se fajtori "është arrestuar falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë". /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH