Aktualitet

Tjetërsuan pronat në Spille, 9 ish-zyrtarë dënohen me 18 vite burg

               Publikuar në : 17:28 - 16/05/19 R Liberale

Nëntë zyrtarë lokalë janë dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Kavajës, pasi akuzohen për tjetërsim të pronave në plazhin e Spillesë.

Ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi që pesë parcelat e tokës të kalojnë në pronësi të shtetit.

Hetimet kanë zgjatur dy vite, ndërsa prokuroria zbuloi se ish-zyrtarët janë përgjegjës për falsifikimin e dokumentave që mundësuan tjetërsimin e pronave publike në bregdet.

Skema u realizua fillimisht përmes tjetërsimit të pronës në emër të banorëve të zonës dhe më pas ajo kaloi tek të afërmit e drejtuesve të pushtetit lokal.

Hetimi për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në bregdetin e Kavajës u finalizua në nëntor të 2017-ës, ku u arrestuan 11 persona.

Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi e cila kishte transferuar prona publike në bregdet përmes shit-blerjeve të dyshimta nga banorë të zonës, te të afërm të drejtuesve të pushtetit lokal përfshi ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

Por, emri i këtij të fundit nuk del në kërkesën për gjykim të prokurorisë dhe nuk është e qartë nëse u bënë hetime në këtë drejtim.

Dënimet e të pandehurve

Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg

Andi Gjeçi, jurist në  ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim

Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim

Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim

Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim

Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim

Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim

Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim

Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar./ Gazeta Liberale

(Visited 15 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *