Globi

Tjetër tërmet në Turqi

Shkruar nga Liberale
Tjetër tërmet në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi  pjesën qendrore të Turqisë, mbrëmjen e së shtunës sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash, 13 km larg Goksunit. Pas kësaj, janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 3.3 ballë në pjesën lindore dhe 4 ballë në pjesën qendrore të vendit. EMSC shtoi se i fundit ky është tërmeti i 30-të i ndjerë në Turqinë Qendrore në 71 orët e fundit".

Fatmirësisht nuk janë raportuar dëme nga tërmeti.

Numri i të vdekurve nga tërmetet Turqi-Siri ka kaluar mbi 46 mijë persona.  Autoritetet turke e siriane thonë se numri pritet të rritet. Qeveria siriane dhe Kombet e Bashkuara thonë se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Turqi ka arritur në 39,672.

Të mbijetuarit sirianë të tërmetit gjithashtu kanë filluar të kthehen nga Turqia. Rreth 1,795 sirianë kaluan nga Turqia në Siri, ditën e parë pasi Turqia ra dakord të lejojë refugjatët sirianë të prekur nga tërmeti të kthehen në vendin e tyre përkohësisht pa humbur statusin e tyre të mbrojtur në Turqi, tha zyrtari i kalimit kufitar. Ndërkohë, një burrë, një grua dhe një fëmijë u shpëtuan pasi qëndruan 296 orë nën rrënojat e një blloku apartamentesh në Antakya.

Shifra e së shtunës është e sigurt që do të rritet pasi ekipet e kërkimit marrin më shumë trupa mes shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë, i cili u konsiderua si fatkeqësia më vdekjeprurëse në historinë e Turqisë e Sirisë.

Ajo që është më e rëndësishmja është që ende ka të mbijetuar nën rrënoja. Një 34-vjeçar arriti të dalë nga rrënojat pas 12 ditësh. 34-vjeçari, Mustafa Avcı ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai është takuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij, Almila, por ajo që është e bukur mes gjithë dramave është fakti që vajza kishte lindur vetëm tre orë para tërmetit dhe fatmirësisht janë të gjithë mirë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i uroi  shërim të shpejtë një tjetër të mbijetuare, Aleyna Olmez, një vajze 17-vjeçare që u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur 248 orë pasi tërmetet e forta goditën Turqinë jugore.

Ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat tre persona, përfshirë një fëmijë, 13 ditë pasi një tërmet masiv mori dhjetëra mijëra jetë. Edhe një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit. Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se shteti po kujdeset për 1,589 fëmijë që u ndanë nga familjet e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë 247 të cilët ende nuk janë identifikuar. Oktay tha se 953 fëmijë ishin ribashkuar me familjet e tyre. Nënkryetari tha gjithashtu se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit po punonin në më pak se 200 vende, me provincën Hatay që përbën numrin më të madh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH