Një vajzë 13 vjeçare është rrëmbyer në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës
“Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar” njofton policia.
Burimet bëjnë me dije se rrëmbyesi udhëtonte me një mjet tip “Fiat” ngjyrë e kuqe.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.