Aktualitet

Tiranë/ Pronari i kazinos mbyll brenda inspektorët, ndërhyn zjarrëfikësja

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Pronari i kazinos mbyll brenda inspektorët, ndërhyn

Një ambient ilegal i përshtatur për kazino është zbuluar në zonën e “Selvisë” pranë qendrës së Tiranës.

Personat që kryenin këtë aktivitet arritën të largoheshin duke mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.

Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente. Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambientit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje. Efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendngjarje, por për shkak se dera ishte e mbyllur është dashur ndihma e zjarrfikësve.

Në kërkim është shpallur pronari, Sotir Beqo. 59-vjeçari e kishte shndërruar lokalin e tij në Tiranë në “kazino”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH