Një automjet është përfshirë papritur nga flakët pasditen e sotme, në Tiranë duke përhapur panik në zonë.
Policia bën me dije se në Unazë të Re, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit N. L. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.