Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas efektiven e Policisë Rrugore

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Makina përplas efektiven e Policisë Rrugore

Pak pas mesditës, një efektive e Policisë Rrugore është përplasur nga një makinë te zona e njohur si mbikalimi i Kamzës.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, ku mjeti me drejtues shtetasin me inicialet K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor, shtetasen A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH