Aktualitet

Tiranë/ Krim në familje, burri vret kunatën

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Krim në familje, burri vret kunatën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Bathore.

Nga të dhënët e para dyshohet se një person ka vrarë kunatën e tij.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH