Aktualitet

Tiranë/ Gjendet i vdekur roja i pallatit në ndërtim

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ Gjendet i vdekur roja i pallatit në ndërtim

Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në Tiranë.

Sipas uniformave blu mësohet se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2020, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH