Aktualitet

Tiranë/ E mori makina para, kalimtarja e plagosur shtatzënë

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ E mori makina para, kalimtarja e plagosur shtatzënë

Detaje tragjike nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit.

Mësohet se vajza e plagosur, rreth 30 vjeç, e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, është shtatzënë. Sipas Policisë, 19-vjeçari me inicialet J. B., teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar ku ka përplasur kalimtaren dhe më pas është përplasur me pemën.

Mësohet se goditja ka qenë e fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes shiheshin edhe njollat e gjakut të kalimtares së plagosur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH