Aktualitet

Tiranë/ 35-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i 9 i pallatit

Shkruar nga Liberale
Tiranë/ 35-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i 9 i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë. Sipas Policisë, një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës rreth orës 07:10 të mëngjesit të kësaj të diele.

Njoftimi

Rreth orës 07:10 në rrugën e “Kavajës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 9-të i banesës shtetasi A. Sh.,35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH