Aktualitet

Tirana tronditet sërish nga lëkundjet e tërmetit

Shkruar nga Liberale

Kryeqyteti është tronditur nga lëkundjet e tërmetit, mëngjesin e kësaj të diele.Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 10:09 minuta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka nxjerrë të dhënat për tërmetin që goditi kryeqytetin.

Sipas tij, lëkundja ka qenë me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Derje, 15 km ne Lindje të Tiranës.

Tërmeti ka pasur thellësi 29 km dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale.

IGJEUM raporton se kjo ishte lëkundja e katërt e ndjerë në vend, pasi më herët janë ndjerë lëkundje edhe në Korçë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH