Sport

Tirana shkarkon trajnerin Egbo

Shkruar nga Liberale

Skuadra e Tiranës ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo për shkak të rezultateve të dobëta gjatë ndeshjeve të fundit.

Shkarkimi vjen menjëherë pas skualifikimit të bardhebluve nga Kupa e Shqipërisë.

Kryeqytetasit humbën me rezultatin 0-1 kundër Korabit të Peshkopisë.

47-vjeçari mori drejtimin e klubit shqiptar dhjetorin e vitit të kaluar dhe ia doli të dërgonte ekipin te titulli kampion sezonin e kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH