Sport

Tirana përmbys Kukësin me dy gola në fund të ndeshjes

               Publikuar në : 20:15 - 21/02/20 liberale

Tirana ka marrë kryesimin e Superligës Shqiptare, pasi shënoi dy gola në ndeshjen e sotme me Kukësin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, teksa në minutën e 53-të Vangjeli shënoi autogol.

Në minutën e 83 do të ndodhte edhe episodi që ndryshoi fatet e takimit. Teqja bën një ndërhyrje të gabuar në limitet e zonës dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Idriz Batha realizoi golin e barazimit, pikërisht nga kjo goditje dënimi. Teksa 2 minuta më pas Torrasa shënoi golin e fitores për ekipin e Tiranës.

Tirana është në vendin e parë me 44 pikë, e ndjekur nga Kukësi me 42 dhe Partizani që ka një ndeshje më pak me 37.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back