Aktualitet

Tirana në 2025 do jetë vendi mikëpritës i Asamblesë së Përgjithshme të PostEurop

Shkruar nga Liberale

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në vitin 2025 do jetë vendi që do të presë Asamblenë e Përgjithshme të PostEurop, duke shënuar kështu një moment historik për Postën Shqiptare.

Krerët e të gjithë operatorëve europian, për herë të parë do të mblidhen në Tiranë, duke riafirmuar kështu rolin e Postës Shqiptare, në kontekstin rajonal dhe europian, të shërbimit postar ndërkombëtar.

Për një javë Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Postave, duke ndërthurur dimensionet lokale me ato ndërkombëtare si dhe promovuar imazhin e vendit dhe ngritjen e profilit të saj në skenën ndërkombëtare të shërbimeve postare”, citohet nga njoftimi.

Në Asamblenë e 30-të të PostEruop të zhvilluar në Bratislavë, Posta Shqiptare u përfaqësua nga Drejtori i Departamentit të Markës dhe Investimeve, Z. Arjan Cakalli dhe, Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Z. Gjergj Hamiti.

[gallery columns="1" size="large" ids="1391663,1391664,1391665,1391666"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH