Sport

Tirana mposht Partizanin në “Air Albania”, kryeqyteti mbetet bardheblu

Shkruar nga Liberale
Tirana mposht Partizanin në “Air Albania”, kryeqyteti mbetet

Kryeqyteti mbetet bardheblu, me Tiranën që feston sërish në derbi ndaj Partizanit (2-0). Redon Xhixha është sulmuesi kurbinas heroi më i ri i Tiranës dhe tifozëve bardheblu që fituan jo vetëm derbin e parë të sezonit në “Air Albania” por edhe një idhull të ri, i cili bëri gjithçka vetë për të thyer të kuqtë.

Me 10 lojtarë në fushën e lojës për më shumë se 50 minuta, bardheblutë nuk u trembën madje treguan karakter dhe shfrytëzuan aftësitë e bomberit shtatshkurtër por shumë të shpejtë dhe teknik për të shënuar nga një gol në çdo pjesë dhe për t’u ngjjitur në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se skuadra e Colella-s ende në krye të klasifikimit.

Kryevepër e Tiranës kjo ndeshje që u shoqërua edhe nga akte episodike dhune si ai i minutës së 75 kur një send i fortë goditi Visar Bekajn, por ky ishte një moment që u eklipsua nga prova e forcës së bardhebluve që bënë gjithçka vetë. Fituan fillimisht një 11-metërsh që Rexhepi ia priti Xhixhës, mbetën me 10 lojtarë pasi Lulaj la fushën e lojës por Shehi rimodeloi Tiranën dhe u mbështet te lojtari i momentit, Redon Xhixha që me dy kundërsulme perfekte ndëshkoi të kuqtë.

6 gola në po kaq javë për bomberin bardheblu ndërsa Partizani duhet të bëjë llogaritë me këtë humbje, e dyta sezonale dhe një tjetër disfatë që shtohet në llogaritë e derbit me Tiranën. Partizani nuk e fiton një derbi që prej 6 ndeshjesh dhe kjo disfatë mund ztë ndikojë në aspektin moral të  “demave” që duhet të kthejnë sa më shpejt faqe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH