Aktualitet

Tifozi holandez: Tirana nuk do të jetë e sigurt nëse fiton Fejnordi

Shkruar nga Liberale
Tifozi holandez: Tirana nuk do të jetë e sigurt nëse fiton

Pavarësisht masave të marra, të shumta kanë qenë incidentet në kryeqytet një ditë para finales së madhe Roma Fejnord. Tifozët e dy skuadrave kanë mbushur rrugët e Tiranës, disa duke u dehur e duke festuar, e të tjerë duke shkaktuar dhunë edhe përplasje me policinë.

Disa prej tyre kanë përfunduar në komisariat, ndërsa këtë të mërkurë janë kthyer mbrapsht ne vendin e tyre rreth 80 huliganë.

Ende larg mbrëmjes dhe ndeshjes, nuk dihet ende se çfarë do të sjellë dita, e aq më pak rezultati i ndeshjes.

Një tifoz i Fejnordit u shpreh për “Euronews Albania”, se Tirana nuk do të jetë më e sigurt nëse Fejnordi do të fitojë.

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurt. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish”, tha tifozi holandez.

Ndërkohë, edhe ditën e sotme vijon ardhja e tifozëve, disa nëpërmjet trageteve, e të tjerë në rrugë tokësore, nga pika kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndeshja do të nisë në orë 21:00 në "Air Albania".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH