Aktualitet

Tifozët serbë me pankarta: Kur ushtria kthehet në Kosovë! Kurti reagon: Thirrje për dhunë

Shkruar nga Liberale
Tifozët serbë me pankarta: Kur ushtria kthehet në Kosovë!
Në ndeshjen miqësores mes Fiorentinës dhe Crvena Zvezdës, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Beograd, tifo-grupi “Delije” i skuadrës serbe, u shfaq me një koreografi ku shkruante: “Kur ushtria kthehet në Kosovë”. Pas këtij veprimi ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është kthyer në histori të viteve të 90’ta, ku tifozët e Crvena Zvezda ishin revoltuar kundër Kroacisë. Sipas Kurtit kjo ishte thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. “Në vitin 1990, tifozët e klubit serb të futbollit Crvena Zvezda, të udhëhequr nga mafiozi serb i paditur nga ICTY, Arkan, u revoltuan kundër Kroacisë. Për disa, kjo ishte një shkëndijë e luftërave që pasuan. Dje Crvena Zvezda bëri thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë. Thirrjet për dhunë janë të pandërprera”,- ka shkruar Kurti në Twitter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH