Sport

Tifozët në stadiumet e Seria A, skuadra që vendosi rekord gjatë sezonit të fundit

Shkruar nga Liberale
Tifozët në stadiumet e Seria A, skuadra që vendosi rekord

Në Itali është rikthyer pasioni për të ndjekur futbollin në stadiume dhe këtë e konfirmojnë shifrat e “Transfermarkt”.

Aktualisht Inter është skuadra që dominon me plot 2 milionë bileta të shitura në sezonin 2022-2023, duke arkëtuar më shumë se 81 milionë euro, të dy këto shifra, rekord në Serinë A italiane.

Zikaltrit kanë lënë pas Milan, që vijnë në vendin e dytë, ndërsa entuziazëm ka pasur edhe në kryeqytet, te Roma, që ka pasur një mesatare prej më shumë se 66 mijë tifozësh në tribuna, për çdo ndeshje.

Vetëm vendi i katërt për Napolin që u shpall kampion Italie, teksa një shifër ngushëlluese ka regjistruar edhe Sampdoria, që renditet e 11-a me 400 mijë tifozë gjithë sezonin, ndonëse në përfundim të kampionatit ra nga kategoria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH