Sport

Tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës dhe i thyejnë xhamat

Shkruar nga Liberale
Tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës dhe i

Në orën 18:30, ka nisur derbi i Tiranës por bashkë me të edhe incidentet mes grupeve të tifozëve.

Pak para se të futeshin në stadium, tifozët e Partizanit kanë sulmuar me sende të forta autobusin e bardhebluve, që mesa duket kishte gjetur hyrjen e gabuar për t'u parkuar. Tifozët kanë arritur të thyejnë xhamat e autobusit duke rrezikuar edhe lojtarët që po udhëtonin me të.

Një rast i tillë, para nisjes së ndeshjes tregon qartë mungesën e rendit dhe sigurisë nga ana e policisë por edhe dhunën e pranishme në futbollin shqiptar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH