Sport

Tifozët e Milanit në festë, ja "yjet" që mund të vijnë në janar

Shkruar nga Liberale
Tifozët e Milanit në festë, ja "yjet" që mund

Nëse Milani nuk ka sigluar rezultate pozitive në këtë start sezoni, një pjesë të fajit e ka padyshim reparti i sulmit.

Kuqezinjtë janë ndër ekipet që kanë shënuar deri tani në Serie A. Piatek është në krizë dhe gabon edhe rastet më të mira, ndërsa portugezi Leao nuk ka eksperiencën e duhur për t’u bërë lider. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit po punojnë për të sjellë në janar një futbollist me shumë eksperiencë në repartin e avancuar. Emri i parë që josh drejtuesit kuqezinj, është ai i suedezit Zlatan Ibrahimovic.

Një tjetër futbollist që pëlqehet në Milanello, është edhe ai i kroatit të Juventusit, Mario Mandzukic, që nuk bën pjesë në planet e Sarrit dhe është gati të largohet nga Torino. Emri i fundit është ai i belgut të Napolit, Dries Mertens, që ka refuzuar rinovimin e kontratës me “të kaltrit”. Tre futbollistë që mund të rrisin optimizmin në skuadrën e Stefano Piolit pasi kanë treguar se janë të "frikshëm" përpara portës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH