1

“Ti je një fëmijë kovidi, nuk e njeh frikën”, Sara uron të birin për ditëlindje

               Publikuar në : 15:45 - 11/10/21 liberale

Sara Hoxha dhe Ledion Liço festojnë sot ditlindjen e më të voglit në familjen e tyre , vogëlushit Roman.

Sara ka ndarë me ndjekësit e saj postimin prekës për vogëlushin , duke i uruar kështu ditëlindjen e tij të dytë.

Në postimin e saj Sara shkruan: “ Gëzuar ditëlindjen djali im i bukur. Roman ti je djali i dytë tipik , ti nuk ha ushqimet e përshkruara në ato librat e shtatzënisë, nuk je i mirëtrajnuar për gjumë dhe le ta pranojmë se ti je një fëmijë kovidi dhe nuk e njeh shumë jetën jashtë shtëpisë. Ti nuk e njeh frikën dhe jo pak herë ma ke bërë zemrën të rrahë më shume se duhet, por gjithsesi nuk mund të kishte një mënyrë tjetër. Të dua pafundësisht!”. 

Kanë qenë këto fjalët që mami Sara i ka dedikuar djalin të saj në Instagramin e saj.

Kujtojmë që vogëlushi ka marrë emrin e qytetit ku është ngjizur njëlloj si vëllai i tij më i madh London, 5 vjeç.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back