Amerikania Allyson Felix ka hyrë me në historinë e sportit teksa ka fituar bashkë me koleget e saj medaljen e artë në stafetën 4×400 metra.
Në këtë mënyrë, 33-vjeçarja fiton medaljen e saj të 12-të në një Botëror, duke mundur rekordin e mëparshëm të “mitit” xhamaikan Usain Bolt.
Një rekord akoma më i ëmbël për Allyson, që vetëm 10 muaj më parë solli në jetë vajzën e saj që lindi para kohe me një ndërhyrje emergjence./Gazeta Liberale