Aktualitet

Thyejnë dyert dhe xhamat e spitalit, dhunojnë edhe mjeken në Tiranë, dy të arrestuar dhe tre nën hetim

Shkruar nga Liberale
Thyejnë dyert dhe xhamat e spitalit, dhunojnë edhe mjeken në

Ditën e sotme policia e Tiranës arrestoi 2 persona kurse 3 të tjerë janë proceduar penalisht pasi dhunuan një mjeke si dhe thyen dyert e dritaret e spitalit.

Pas ngjarjes policia ka organizuar menjëherë punën për kapjen e autorëve.

Bëhet fjalë për shtetasit e arrestuar Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit me K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.

Këta persona dhunuan mjeken dhe dëmtuan dyert e dritaret me pretendimin se ishte neglizhuar ndihma mjekësore për të afërmen e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH