Aktualitet

Thoma Jano, zëvendësprokuror i Përgjithshëm

Shkruar nga Liberale
Thoma Jano, zëvendësprokuror i Përgjithshëm

Pak ditë pasi Olsian Çela mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm është zgjedhur edhe zëvendësi i tij. Prokurori Thoma Jano do të mbajë detyrën e zëvendësprokurorit të Përgjithshëm për dy vitet e ardhshme.

Për emërimin e tij, afati i fundit ka qenë mesdita e sotme.

Thoma Jano nisi punën si prokuror pas vitit 1997, si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Më pas ai vijoi të jetë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u emëruar në sektorin e përgjimeve në kohën kur këtë prokurori e drejtoi Adriatik Llalla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH