Aktualitet

Thirrjet në rrjetet sociale për të protesuar në Mitrovicë, reagon policia: Mos bini pre e profileve të dyshimta dhe qëllimkëqija

Shkruar nga Liberale
Thirrjet në rrjetet sociale për të protesuar në

Një ditë më parë qarkulluan në rrjetet sociale thirrje të ndryshme për mbledhjen e shqiptarëve për të protestuar në Urën e Ibrit, në Mitrovicën e Jugut.

Por sot ka reaguar Policia e Kosovës dhe ka sqaruar se është në dijeni për këto thirrje që kërkojnë t'i mbledhin shqiptarët në orën 12:00.

Policia ka sqaruar se pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë, është vërtetuar se shumë nga këto profile që kanë bërë thirrje, janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Kosovës.

Prandaj, Policia ka ftuar qytetarët për qetësi dhe të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm.

“Garantojmë qytetarët se institucionet e Kosovës në përgjithësi, e në veçanti Policia e Kosovës, janë plotësisht të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, thuhet se policia e vlerëson lartë bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH