Globi

Thirrja naziste e udhëheqësit çeçen: Qytetet ukrainase të ‘fshihen’ nga harta

Shkruar nga Liberale

Kryekomandanti ka bërë thirrje edhe për përdorimin e armëve bërthamore në konfliktin e egër Rusi-Ukrainë.

Kreu i luftës çeçen, Ramzan Kadyrov, ka kritikuar sulmet 'të dobëta' të Rusisë ndaj Ukrainës, si një prej nxitësve dhe admiruesve më të mëdhenj të Vladimir Putinit.

Gjeneral-koloneli çeçen urdhëroi trupat e Kremlinit të 'fshijnë qytetet ukrainase nga faqja e dheut' në një video-mesazh rrëqethës postuar në Telegram.

Kreu i Republikës çeçene tha se Rusia duhet t'i përgjigjet me zjarr dhe tërbim rritjes së kundërsulmeve në rajonet e saj kufitare.

“Ne kemi shpallur tashmë operacionin ushtarak... por ata nuk kanë turp, ata qëllojnë. Jam shumë i pakënaqur. Përgjigja jonë është e dobët”. "Nëse një predhë vjen në drejtimin tonë, rajonin tonë, ne duhet të fshijmë qytetet [ukrainase] nga faqja e dheut ... kështu që ata as nuk mund të mendojnë të qëllojnë në drejtimin tonë.", Ramzan Kadyrov. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH