Aktualitet

Thirrja e Metës për protestë, Lleshaj: Do hyjmë në histori si...

Shkruar nga Liberale
Thirrja e Metës për protestë, Lleshaj: Do hyjmë në

Pas deklaratës së Presidentit për të protestuar në 2 mars kundër grushtit shteti, ka ardhur reagimi i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se është koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit!

Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik", shkruan Lleshaj./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH