Aktualitet

Thirrja e Metës për gazetarët, reagon Erion Veliaj

Shkruar nga Liberale
Thirrja e Metës për gazetarët, reagon Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me shkrimin e tij në rrjetet sociale për gazetarë.

"Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese! ✌️", shkruan Veliaj.

Ndërsa Meta shkruante se “tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre." /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH