Aktualitet

Thirrja e Gjermanisë: Lirimi i policëve, hapi i parë për qetësimin e situatës Kosovë- Serbi

Shkruar nga Liberale
Thirrja e Gjermanisë: Lirimi i policëve, hapi i parë për

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet e fundit në zonën kufitare mes dy vendeve.

Dy vendet duhet “të bëjnë menjëherë gjithçka që munden për të qetësuar këtë situatë të pasigurt”, tha Baerbocku në Berlin të premten, përpara një takimi me homologun e saj nga Bosnjë e Hercegovina, Elmedin Konakoviq.

Si një nga hapat e parë, Baerbocku i bëri thirrje Serbisë që pa kushte të lirojë tre policët kosovarë të kidnapuar nga autoritetet serbe, raporton “Täglichen Anzeiger”.

Përpara bisedimeve të saj me Konakoviqin, Baerbocku ripohoi gatishmërinë e Gjermanisë për të mbështetur pranimin e Bosnjë e Hercegovinës dhe katër shteteve të tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rruga drejt këtij qëllimi është një “prioritet absolut” për Gjermaninë. “Ne ju duam në BE dhe ne po ecim këtë rrugë së bashku me ju. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe ju mbështesim me të gjitha forcat tona”, tha Baerbocku, duke iu referuar vendeve të BP-së.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH