Globi

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi

Shkruar nga Liberale
Thellohet bilanci i viktimave nga zjarret në Greqi

Greqia po përjeton momente të vështira për shkak të zjarreve që janë në disa zona të vendit. Fatkeqësisht nuk kanë munguar as viktimat. Së fundmi dy trupa të karbonizuar u gjetën në zonën e Volos, në veri të Athinës.

Sipas mediave lokale trupi i parë u gjet në një stan të djegur në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit. Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima ishte një grua e moshuar, e cila u dërgua në spital pa shenja jete.

Deri më tani ka shkuar në 5 numri i viktimave nga zjarret në Greqi. Vetëm një ditë më parë dy pilotë humbën jetën teksa tentuan të fiknin zjarret, ndërsa një bari u gjet i karbonizuar pak ditë më parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH